VIDEO/ Valbona Tula sqaron ndryshimet në ligj, për përfitimin e KEMP-it

Shpërndaje

Pagesa per personat me aftesi te kufizuar si dhe ndihmesit personal qe nga data 26 janar nuk jepen me ne drejtorite rajonale por ne qender. Sipas vendimit te ri prane sherbimit social shteteror do te ngrihen 5 komisione ne nivel Kombetar dhe 4 te tjera ne nivel eprore! Këto komisione do të shqyrtojnë dosjet për sëmundje të përgjithshme, verbërinë, sëmundjet e shëndetit mendor, si dhe paraplegjinë dhe tetraplegjinë.

Sipas vendimit të ri pagesa e KEMP do të ndërpritet për personat që qëndrojnë më shumë se 3 muaj jashtë, pa arsye shëndetësore dhe për jorezidentët. E njëta gjë vlen dhe për ata që nuk dorëzojnë dosjen në afatet e përcaktuar në rregullore.

Përfitues të KEMP do të jenë edhe personat të cilët në 5 vitet e fundit para lindjes të së drejtës nuk kanë 12 muaj sigurim shoqëror dhe nuk kanë qenë përfitues të pagesës më parë./RealitetiPost/

Shpërndaje