VIDEO/ U shkarkua si administrator i Postribës, flet Altin Shabaj…

Shpërndaje

Pas letres per largim nga detyra, flet administratori i Postribes Altin Shabaj. Ai shprehet se letra i ka mberritur permes nje shoferi te derguar nga kryetari i bashkise, ndersa vete Spahia nuk ka denjuar qe se paku t’ja komunikoje drejteperdrejte vendimin. “Kjo nuk i sherben bashkimit por perçarjes se PD. Bardh Spahia eshte njeriu qe ne vazhdimesi ka perçare PD dhe une e kam thene edhe me heret.

Sa i perket shkarkimit, ajo eshte bere ne mesnate ne zyrat e bashkise, ngjashem si dikur celulat komuniste. Une do te ndjek hapat ligjor mbi kete vendim. Kam qene dhe do te vazhdoj te kontribuoj per PD. Edhe ne 6 mars mbeshteta PD dhe kandidatin Bushati, prandaj edhe eshte marre ky vendim. Koha do ta tregoje se kush ka patur te drejte. Me vjen keq qe ishim une dhe Darragjati te paret qe po largohemi edhe pse jemi dy njesite perhere fituese te PD. Do te shihemi ne zgjedhjet e tjera”.

Shpërndaje