“Edhe Shkodra ka pjesën e vet te Nanë Tereza.
Familja e saj, nana, motra dhe i vëllai kanë jetuar për rreth 5 vjet në një prej lagjeve të qytetit tonë. Dje vizitova këtë shtëpi ku kanë jetuar njerëzit ma të afërt të shenjtores shqiptare. Megjithëse ekziston shenja e saj, asnjë kujdes nuk ka pasë ndër vite, për me i tregu vendasve e të huajve se një ndër adresat e Nanë Terezës në botë gjendet edhe në Shkodrën tonë.
Në çdo qytet tjetër të botës, një banesë e tillë do të ishte kthyer në muze dhe radha e pelegrinëve do të ishte e gjatë.
Kjo shtëpi e thjeshtë, por me peshë në kujtesën shoqërore, i bën nder qytetit dhe zemrës së tij bujare, siç edhe na tregon se ne jena ma të gatshëm me nderu horat se sa të fismit.
Unë nuk do të ndalem vetëm me këtë konstatim dhe këtë status në Facebook sa i takon kësaj strehe, ekzistenca e së cilës është futur në arkat e harresës”, shkruan Uldedaj.