Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka deklaruar se është i gatshëm të vijojë punë në këtë zonë nëse qytetarët do ti besojnë një mandate të tretë në zgjedhjet e ardhshme vendore.Marinaj thotë se në 7 vite e gjysëm punët të cilat janë realizuar në këtë bashki kanë qënë serioze.
Kryebashkiaku Marinaj përmendi disa nga investimet konkretisht në drejtim të zhvillimit të turizmit për të cilat tha se do vijojë punën edhe në mandatin e tretë në rast se propozohet nga kryesia e PS dhe merr sërish votëbesimin e banorëve.
Sipas kryebashkiakut të Malësisë së Madhe objektivi në zgjedhjet vendore do të jetë fitorja e bashkisë Malësisë së Madhe nga Partia Socialiste.