Kryetari i Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, Tom Doshi hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit e nisi nga qyteti i Pukës. Në një takim entuziast me banorë të zonës, kreu i PSD Doshi dha mbështetjen e tij për kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë Pukë Gjon Gjoni.
Përfaqësues të PSD në Pukë u shprehën të bindur se për këshillin bashkiak PSD do të jetë forcë e parë pas zgjedhjeve të 14 majit.
Në këtë takim hapës të Partisë Social Demokrate në Pukë banorët e asaj zone shprehën mbështetjen e plotë për kandidatin socialist Gjon Gjoni si dhe garantuan se vota për këshillin bashkiak do jetë për numrin 8-të në fletën e votimit që është PSD.