VIDEO/ Teatri “Migjeni”, debate në këshillin bashkiak Shkoder…

Shpërndaje

Kalimi i punonjësve të mirëmbajtjes të teatrit “Migjeni” dhe disa institucioneve të tjera në një ndërmarrje të vetme u kthye në një debat në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës. Këshilltarët e opozitës e cilësuan të gabuar termin shkrirje që është përdorur në shkresën zyrtare por nuk janë dakord as me ristrukturimin e ri.

Zëvendës kryetari i bashkisë Shkodër Onid Bejleri sqaroi se trupa artistike e teatrit “Migjeni” nuk preket dhe krijimi i drejtorisë së re lidhet vetëm me një mirëmenaxhim të godinave të disa institucioneve.

Më përpara një sqarim lidhur me diskutimet për këtë çështje të teatrit “Migjeni” bëri edhe vetë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i cili mungoi në këtë mbledhje duke thënë se transferimi i punonjësve të mirëmbajtjes në një drejtori ka të bëjë me një shërbim më të mirë për ndërtesat e institucioneve.

Shpërndaje