Deputeti i Partisë Social Demokrate është pritur në një takim nga banorë të fshatit Grudë në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Deputeti Doshi në këtë takim deklaroi se Shkodra pas zgjedhjeve të 25 prillit do të ketë investime të ndryshme që do t’i mundësojë PSD ndërsa u premtoi banorëve se asnjë prej tyre nuk do të mbesë pa votuar në këto zgjedhje.
Deputeti Doshi ftoi banorët që të mbështesin partinë Social Demokrate ndërsa deklaroi se kjo forcë politike në qarkun e Shkodrës ka të sigurtë dy deputetë dhe se është duke punuar fuqishëm për mandatin e tretë.
Deputeti Doshi mori mbështetjen e banorëve të fshatit Grudë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si e vetmja shpresë që kanë për të ardhmen e tyre.