Dy banesa janë shkrumbuar sot në fshatin Juban të Shkodrës.
Bëhet me dije se banesat e shkrumbuara janë në pronësi të shtetasve Shtjefen Caka dhe Fred Caka.
Paraprakisht dyshohet që zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por hetimet për rastin pritet të zbardhin edhe shkakun.
Mësohet gjithashtu se në vendngjarje për të shuar flakët po punojnë dy mjete zjarrfikëse.