Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore.
Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, e cila regjistroi ndryshimet e Statutit të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, demokratët kanë filluar nga puna.
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediet pas shpalljes së vendimit të Gjykatës u shpreh se do të ankimojnë vendimin dhe e cilësoi atë në nivelet e një skandali.