Paraditen e kësaj të mërkure është paraqitur pranë zyrave të SPAk në Tiranë Mustafa Lici, një emër i njihur për drejtësinë shqiptare.
Listës së gjatë të personave për t’u vrarë nga Behar Bajri dhe Astmer Bilali, nuk ishin vetëm kundërshtarët potencialë që i rrezikonin jetën, por edhe prindërit e tyre.
Siç del në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në planet e Beharit dhe Astmerit, ka qënë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit.
Ibrahimi dhe Dorian Duli shiheshin si dy persona që shfaqnin rrezik për grupin Bajri, ndaj një rrjet i tërë me spiunë në polici dhe fshatrat përreth ishin aktivizuar për të gjetur vendodhjen e tyre.
Madje, në një rast teksa shefi i Krimeve të Rënda Ardrit Hasanbegaj, bisedon me Pëllumb Gjokën, i shprehet këtij të fundit në vitin 2020 se Dorian Duli, qëndron në një hotel në Himarë dhe se për ta gjetur do aktivizojë “Julin”, një tjetër polic në Policinë e Vlorës. Njëherësh spiunët informonin Behar Bajrin dhe për lëvizjet e Mustafa Licit, i cili ishte në plan dytësor për t’u vrarë.
Gjatë një bisede në “Sky” të zbardhur nga ekspertët francezë të hetimit, Behar Bajri komunikon me Astmer Bilalin dhe i tregon që “Mustafa (Lici)” ndodhet në Laç të Vaut të Dejes./oranews/