VIDEO/ Rikonstruksioni i xhamisë së “Plumbit”, Edona Bilali takim me kompaninë turke që do bëjë punimet…

Shpërndaje

Lajm i mirë – nisin nesër punimet e rikonstruksionit së xhamisë së “Plumbit”.

Prej vitesh qytetarët presin me padurim ta shikojnë xhaminë të restauruar. Për shkak të specifikimeve teknike por edhe ligjore, ardhjes deri në pikën ku më në fund do të nisin punimet ju desh disa kohë.

Si deputete e Shkodrës, kam ndjekur në çdo fazë me institucionet afatet dhe ofrimin e zgjidhjeve në mënyrë që, zbatimi i projektit të niste sa më parë dhe që projekti mos të rrezikohej.

Kompania erdhi sot për të shprehur falënderimin për gatishmërinë dhe zgjidhjet e ofruara, por falënderimi i takon palës turke për mbështetjen, gjithë institucioneve që i dhanë zgjidhje problematikave të lindura si dhe Myftynisë Shkodër. Ritheksova që do jem në dispozicion deri ditën e inaugurimit.

Investimi tek xhamia e “Plumbit” pritet të këtë gjithashtu një impakt në rritjen e turizmit në zonë.

Nga nesër kemi një numërim tjetër mbrapsht, i cili me gjasë dhe shpresë është i fundit, ai i zbatimit të projektit deri në prerjen e shiritit ku besimtarët, qytetarët e Shkodrës dhe turistët të mund ta aksesojnë dhe shijojnë këtë monument kulture.

Punë të mbarë!

Shpërndaje