Të dënuarit dhe të paraburgosurit në burgun e sigurisë së lartë Peqin tregojnë për Top Channel arsyet e refuzimit të ushqimit.
Ilir Kupa në një lidhje telefonike pretendon se 400 të burgosur kërkojnë amnisti dhe nuk pranojnë ushqimin e burgut derisa të negociohet për kërkesat e tyre.
Verdi Morava që kryeson firmosjen e peticionit insiston se veç kërkesave, atyre po u shkelen te drejtat.
Drejtoria e përgjithshme këmbëngul se numri i të burgosurve që refuzojnë ushqimin është me i ulët, por deri tani disa prej tyre kanë përfunduar në spitalin e burgut.