VIDEO/ Rama: Shkodra, së shpejti me terminal të transportit publik…

Shpërndaje

Edhe Shkodra do të ketë shumë shpejt terminalin e saj publik, një projekt jo vetëm për udhëtarët shqiptarë por dhe për turistët e huaj, investim i cili do të vijojë të shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet e projektit për terminalin e transportit publik të udhëtarëve Shkodër.

“Viti 2023 do të shënojë një kthesë të fortë në transportin publik, ku do ndërhyjmë me investime të shumëfishta në mbështetje të rrjetit të linjave ndërqytetëse, me Platformën Kombëtare eTransport, biletimin elektronik dhe infrastrukturë shërbimi”, shkruan Rama.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur se ka angazhuar të gjithë strukturat dhe fondet e saj në hartimin e projektideve për 4 terminalet pilot të transportit të udhëtarëve të cilat janë në fazë të përparuar.

Shpërndaje