VIDEO/ Prishja e ndërtimeve pa leje, zv/Ministri i brendshëm Besfort Lamallari flet nga Velipoja…

Shpërndaje

Zëvendësministri i brendshëm Besfort Lamallari ka ndjekur nga afër aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në zonën e Velipojës, ku iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve, nëse kishte apo jo bashkëpunim me pushtetin vendor, më konkretisht me Bashkinë e Shkodrës.

Lamallari la të kuptohej se asnjë zyrtar lokal nuk kishte marrë pjesë në operacion, ndërkohë që tha se asnjë prej prishjeve nuk është bërë për shkak të motiveve politike.

“Aksioni i shembjeve nuk ka lidhje me sezonin turistik, nuk prioshet imazhi i vendit nëse organet  zbatojnë ligjin.

Është operacion që vijon, do tiu japë të gjithë shqiptarëve atë që meritojnë.  

Janë autoritetet vendore që duhet të përcaktojnë vendet e depozitimit të inerteve.

Bashkëpunimi me të gjithë aktorët është shumë i nevojshëm, për të bërë të mundur zbatimin sa më efektiv të këtij operacioni.

Njoftimi ka qenë publik, dhe të gjithë kanë marrë dijeni për operacionin”, u shpreh Lamallari.

Gjatë ditës së sotme ka nisur një aksion në të gjithë vendin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, nga Velipoja në zonën e Ksamilit.

Shpërndaje