VIDEO/ Policia Rrugore e Shkodres bën kërdin në gjoba, arrestohen 4 drejtues mjetesh…

Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë
bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 745 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 223 masa administrative për parakalime të gabuara;

• 6 masa administrative për perdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur;

• 9 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

• 50 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 18 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

• 24 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;

• 140 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 275 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.