VIDEO/ Plagosja në Shkodër, Drejtori i policisë vendore të Shkodrës: Po monitorohen kamerat e sigurisë…

Shpërndaje

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj, ka folur për plagosjen ndaj shtetasit Selami Brahimi në lagjen “Xhabiej”.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës.Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si edhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari.

Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave.

Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla.”

Shpërndaje