Të shtëna me armë zjarri në lagjen Perrucë të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të plagosur.
Dyshohet për një shkëmbim zjarri mes dy automjeteve.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Jo më larg se një javë më para në Shkodër ndodhi një përplasje me armë zjarri, ku si pasojë mbeti e plagosur një qytetare.
Ndërkohë, për situatën në qytet ka folur edhe ish-kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademin ka ngritur alarmin për situatën e krimit në Shkodër.