Bashkia Shkodër ka përkujtuar si çdo vit Kryengritjen Antikomuniste të Postribës. 75 vite më parë, burra trima nga Postriba, Shkodra dhe zona të tjera, iu kundërvunë me armë diktaturës komuniste që kishte nisur të instalohej në Shqipëri.
Kryengritja Antikomuniste e Postribës, e para në Europën Lindore, ishte sinjali i fortë se Shkodra do të ishte në ballë të qendresës kundër komunizmit. 9 Shtatori është një datë që na bën të ndjehemi krenarë për të parët tanë, vlerat që ato bartën dhe që ne duhet ti çojmë përpara të paprekura si mesazh për brezat që vijnë.
Nderim përjetë heronjve dhe martirëve të Kryengritjes Antikomuniste të Postribës!