VIDEO/ Përfundojnë në grackën e “Perimetrit” tre ‘taksistët’ shkodranë

Shpërndaje

Policia e Korçës, ajo e Pogradecit dhe Policia Kufitare kanë arrestuar tre të rinj shkodranë, L.P, 38 vjeç; F.F, 20 vjeç dhe K.Gj, 26 vjeç, në lagjen nr. 4 të Pogradecit.

Në kuadrin e një operacioni “Perimetrit”, forcat policore kanë synyar të dnalin trafikun e emigrantëve të paligjshëm.

Tre të rinjtë ishin duke transportuar në drejtim të Tiranës me makinat e tyre “Volksëagen Touareg” dhe “Range Rover”, nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Shpërndaje