VIDEO/ Përfaqësues të Ministrisë mbërrijnë në Postribë, verifikojnë guroren…

Shpërndaje

Një grup përfaqësuesish nga qeveria kanë mbërritur në fshatin Rrasek të Postribës për të verifikuar situatën në terren lidhur me aktivitetin që kryen firma gurore ndaj së cilës banorët e zonës protrestuan dy ditë parë. Bashkë me to ka mbërritur edhe ambjentalisti Sazan Guri në mbështetje të banorëve .

Koordinatorja e bashkëqeverisjes Mandeta Minxhozi u shpreh se minsitria e mjedisit e cila ka dhënë lejen përkatëse do të kryejë edhe një herë verifikimin e kontratës së firmës për të parë nëse i ka zbatuar apo jo pikat e lejes së shfrytëzimit

Ndërsa Mehmet Hasalami Drejtor i Minierave u shpreh se ankesat e banorëve do të merren parasysh

Ambientalisti Sazan Guri i cili u njoh nga afer me katastrofen mjedisore kerkoi që ministria e mjedisit të rishikojë edhe një herë lejen e shfrytëzimit, sipas të cilit kjo gurore po shkatërron jetën e banorëve

Dy ditë më parë banorët e postribës zhvilluan një protestë pasi sipas tyre firma gurore po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zonën dhe të gjitha burimet natyrore

Shpërndaje