Partia Demokratike, Dega Vau Dejës, sqaron opinionin public se investimi I nisur me urgjencë elektorale në fshatin Rranxa, është një fshehje e së vërtetës që po kërkon ti bëhet banorëve të Bashkisë Vau Dejës, ku vlera e plotë e këtij investimi që nuk e thotë në asnjë rresht te fjalës së tij N/Kryetari i bashkisë është plotë 228 milion lekë pa tvsh, qe do te likuidohet me taksat e qytetarëve në 3 vite.
Referuar dokumentave zyrtarë, siapas Angjensisë së Prokurimit Publik Buletinit nr. 167 datë 5 dhjetor 2022 ky investim me taksat e banorëve është planifikuar të ndahet ne 3 vite: Në total për vitin 2022, fondi është 42 milion lek pa tvsh. Në total për vitin 2023, fondi është 120 milion lek pa tvsh. Në total për vitin 2024, fondi është 63 milion lek pa tvsh.
Ky investim do te likuidohet gjatë 3 viteve, ku si për ironi të fatit Partia socialiste kërkon të mashtrojë banorët në këto pak muaj që i kanë ngelur për të drejtuar bashkinë Vau Dejës.
Banorët e fshatit Rranxave e dinë shumë mirë të vertetën e hidhur të këtyre 3 viteve, që po vjen fundi, por dinë shumë mirë edhe atë cfarë është bërë gjatë viteve 2015-2019.
Janë investime të prekshme për komunitetin të cilat u prekën nga vetë banorët sic ishtë rikualifikimi I qëndrës së fshatit Rranxa,
ndricimi I plotë I qendres së fshatit,
rikonstruksioni I shkollës dhe qëndrës shëndesore.
Pa llogaritur këtu asfaltimin e rrugës së lagjes së Oficines dhe rruges së varrezave te fshatit.
E verteta është e hidhur, por keqmenaxhimi që i është bërë kësaj bashkie, ka sjellë mungesë investimesh, para të cilat kanë shkuar vetëm për paga, ku vetëm gjatë muajit Tetor 2022 Bashkia Vau Dejës ka shpenzuar afersisht 192 milion lek për paga dhe personel duke tejfryrë administratën si asnjehere me pare ne historine e kesaj bashkie, që nuk i shërben askujt përvec interesave të ngushta politike, sjellje kjo e cila do të marrë fund shumë shpejt.
Benard Ndreca – Kryetar PD Dega Vau Dejes.