VIDEO / Në terren me Helidon Bushatin: Në Shkodër marrim 7 mandate…

Shpërndaje

Helidon Bushati është kryesuesi i listës së Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Shkodrës. Çdo ditë së bashku me disa të rinj shkojnë derë më derë në biznese apo në shtëpi për të kërkuar mbështetjen e Shkodranëve.

Në Shkodër ka ardhur momenti i ndryshimit shprehet Bushati pasi situata është tepër e vështirë.
“Nevoja për ndryshim shihet në të gjithë Shkodrën” thotë ai.

Partia e Jozefina Topallit, por dhe individë të tjerë të larguar nga kjo forcë politikë ndër vite do dëmtojë votën e demokratëve por sërish PD do ja dale të fitojë bindshëm zgjedhjet në Shkodër .

“Targeti i Jozefina Topallit është elektorati i djathtë. Çdo votë e djathtë që nuk është për listën e PD dhe koalicionit të Aleancës për Ndryshim, në mendimin tim i bën dëm demokracisë dhe nuk shkon në objektivin e duhur që është largimi i Edi Ramës”, tha kandidati i PD.

Bushati shprehet se fushata po vijon e qetë ndonëse ka dhe problematika si presionet e administratës apo dhe punësimet në OSHEEE në prag të zgjedhjeve .

“Ka raste të ndërhyrjes së administratës dhe institucioneve të ndryshme siç janë OSHEE, INUK apo Inspektorati Ushqimor të cilët vendosin gjoba të mirëfillta politike” tha z. Bushati.

Shpërndaje