Kur besimtarët udhëtojnë, nganjëherë e kanë të pamundur për të kryer në mënyrë të plotë ritet fetare, ndër to edhe falja e namazit për muslimanët. Problemi shfaqet sidomos në udhëtimet me avion dhe pritjet e gjata në aeroporte të udhëtarëve, të cilët e nuk kanë një sallë faljeje.
Por një problem i tillë shfaqet më shumë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, në të cilin mungon një sallë e tillë. Një sallë e vogël për falje ndodhet në të gjitha aeroportet ndërkombëtare, jo vetëm në vendet arabe, por edhe atyre perëndimore, dhe u krijohet mundësia besimtarëve të kryejnë ritet fetare.
Një sallë e ngjashme ndodhet edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Ideja që edhe autoritetet tona të marrin një nismë të tillë hidhet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Sipas tij, në Rinas duhet jo vetëm një sallë e vogël që t’u krijoj mundësinë myslimanëve të falin namaz, por edhe atyre të krishterë një sallë për lutje./RealitetiPost/