VIDEO/ Momentin kur ekzekutohet me një plumb në ballë Ergys Dashi, 34-vjeçari shqiptar po hante darkë

Shpërndaje

Ergys Dashi është shqiptari i cili u ekzekutua brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ecuador. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet të momentit kur u ekzekutua për vdekje durrsaku 34-vjeçar.

Reagimi i gazetarit Artan Hoxha:
“Beteja mes organizatave kriminale te trafikut te kokaines, rregjistron viktimen e radhes ne Ekuador.
Durrsaku 34 vjeçar, Ergys Dashi, mbeti i vrare me nje plumb në balle, mbremjen e djeshme ne nje lokal ne Guayaquil, qytetin e dyte me te madh te vendit dhe porti me i madh Ekuadorit. Viktima ndodhej nen shoqerine e nje personi tjeter në nje kend te lokalit, nga ku kontrollohej edhe hyrja edhe fasada, por ekzekutori nuk u la asnje mundesi reagimi, pasi hyri në lokal me nje tufe me lule në duar.

Në videon e publikuar nga Xhungel. al, tregohet qarte e gjithe skena e krimit. Dinamika e levizjeve të autorit dhe perpjekja e personit qe ndodhej në tavoline me viktimen për ta sulmuar vrasesin me karrike dhe cfare t’i kapte dora. Vrasja ka ndodhur rreth ores 19:00 të mbremjes se 22 janarit, kur lokali ka patur edhe kliente të tjere.

Gjate largimit autori ka hapur serish zjarr, por kete radhe jo në menyre selektive, duke plagosur nje vajze vendase, e cila ishte ulur me shoqerine e saj në nje tavoline perpara tavolines ku u vra Dashi.

VIDEO momenti kur ekzekutohet Ergys Dashi:

https://www.youtube.com/watch?v=ZUC7RY_KMKg
Shpërndaje