VIDEO/ Momenti i vrasjes së djalit të ish-policit në Vlorë…

Shpërndaje

ABC ka siguruar pamje nga momenti kur është ekzekutuar 31-vjeçari Tauland Gjikaj mesditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.

Në pamjet e rënda duken dy persona të pamaskuar që i dalin përballë viktimës, dhe një prej tyre shkrep disa herë armën që mban në dorë. Pas disa sekondash, Gjikaj mund të shihet i shtrirë në tokë.

https://www.youtube.com/watch?v=EO5DCMMF14Y&feature=emb_title&ab_channel=ABCNewsAlbania

Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Deri tani, lidhur me ngjarjen është arrestuar vetëm njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili është Hans (Andi) Jonuzaj.

Jonuzaj nga Vlora u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe pista e parë që po hetohet lidhet me larjen e hesapeve mes bandave për hakmarrje ose prishje pazaresh.

Shpërndaje