VIDEO/ Merret peng gazetari në Tropojë…

Shpërndaje

I ngjan një telenovele me një mijë intriga ajo që ka ndodhur gjatë viteve të fundit në Kadastrën e Tropojës, në të cilën janë përfshirë disa burra dhe një grua e pambrojtur, e cila gjendet nën presion dhe kërcënimeve për djalin e vetëm që ka pas 7 vajzave.

“Piranjat” transmetuan mbrëmë investigimin në lidhje me këtë ngjarje tronditëse, ku përfshihet ish-kreu i Kadastrës së Tropojës, Blerant Lushaj, Prokurori i Tropojës Artan Shtrungza si edhe ish-Drejtorja e Kadastrës, Ajlin Alfredaj.

Gjatë investigimit. Blerat Lushaj, i cili tashmë është shpërblyer me një tjetër pozicion drejtori në rreth, merr për disa minuta peng gazetarin e “Piranjave” duke mos elejuar të dalë nga zyra pasi u pyet për punën e bërë prej tij në Kadastrën e Tropojës. Pavarësisht se gazetari i kërkon të dalë jashtë, e kap duke e mbajtur me forcë në zyrë.

Mes tyre u zhvillua kjo bisedë:

Blerant Lushaj: Dilni përjashta. Ti rri me mua…ti shko.

Operatori: Po na mban peng?

Gazetari: Hiqe dorën.

Lushaj: Shko më sill logot, direkt. Shko sill logot dhe të lejoj të dalësh nga këtu.

Gazetari: O mik, hiqe dorën këtu! Hiqe dorën..!

Historia e transmetuar mbrëmë:

Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, Ajlin Alfredaj u shpall në kërkim në korrik të këtij viti për shkak se akuzohej për mos korrektësi në detyrën që i ishte caktuar.

Ndaj saj, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, teksa është pezulluar edhe nga detyra. Abuzimet nga Kadastra kanë qenë të shumta.

Megjithatë, Ajlina Alfredaj e hedh diku tjetër fajin. Ajlina tashmë është nën hetim ndërsa gjykata ndaj saj ka caktuar një masë më të butë, atë të detyrimit të paraqitjes. Ajlina hedh akuza edhe ndaj drejtorit të saj, ish-drejtorit të Kadastrës së Tropojë, Blerant Lushaj.

Akuzat e Ajlinës nuk ndalen me kaq, pasi ajo thotë se është shantazhuar nga prokurori i Tropojës. Pas parregullsive Lushaj u tërhoq, ndërsa Ajlina u emëruar si përgjegjëse për Kadastrën në vitin 2020.  Por për shefen e re nisi një situatë e trazuar.

Sipas saj, një ditë merr një telefonatë nga Prokurori i Tropojës, Artan Shtrungza për ti kërkuar që të favorizohej për stabiliment “Valbona Sh.P.K”. Bashkë me shefin e komisariatit të asaj kohe, Arjan Dumi.

“Më marrin vazhdimisht dhe më bëjnë presione. Prona në fjalë që kam apsur ndërhyrje është në Valbonë, ku mund të ndërtohen disa HEC.”

Ajo tregon se për këto shantazhe ka edhe mesazhet që i ka dërguar Artan Shtungza, i cili sipas saj, i ka shkruar që duhej ta takonte për ta ndihmuar me diçka në Kadastër.

Prokurori nga ana e tij i hedh poshtë këto akuza. Sipas tij asgjë nuk e vërteton këtë. Të gjitha akuzat prokurori i konsideron përralla të Ajlinës.

Ajlina me akuzat e saj shkon edhe më tej, duke thënë se është kërcënuar, dhe madje i kanë sulmuar edhe makinën duke i dëmtuar fenerët dhe duke i shpuar gomat.

“A do ta mbarosh atë punë apo të të shkarkojmë për 24 orë.” tha Ajlina.

Mes të tjerash Ajlina thekson se ka bërë kallëzime anonime për dosje të caktuara, ndërsa të gjitha janë marrë parasyshë nga prokurori në fjalë i cili i ka verifikuar.

“Ka kërkuar arrestimin tim. Madje më ka kërcënuar edhe me familjen. Më thotë nëse e don familjen, ose mbaroje atë punë ose kujdes djalin.” tha Ajlina.

Nga ana tjetër prokurori Artan Shtrungza i qëndron veprimeve të tij. Ai thotë se hetimi është zgjatur në një kohë prej 8 muajsh, me prova dhe me kallëzime.

Ndërkohë Ajlina, hedh akuza të forta ndaj Blerant Lushajt, i cili ishte Drejtori i Kadastrës në kohën kur ajo ishte përgjegjëse.

Ajlina: Erdhi KLSH dhe gjeti shumë shkelje. Janë evidentuar që janë regjistruar prona pa titull pronësie. Ai dha dorëheqjen dhe iku.

Prinjat u munduan që të marrin edhe reagimin e Lushajt, por ai u bë tepër agresiv duke kërcënuar gazetarin dhe operatorin.

Blerant Lushaj: Dilni përjashta. Ti rri me mua…ti shko.

Operatori: Po na mban peng?

Gazetari: Hiqe dorën.

Lushaj: Shko më sill logot, direkt. Shko sill logot dhe të lejoj të dalësh nga këtu.

Gazetari: O mik, hiqe dorën këtu! Hiqe dorën..! /abcnews.al

Shpërndaje