VIDEO/ Mbahet në burg për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër, flet avokati i Arsen Stojkut: Nuk ka asnjë provë ndaj klientit tim

Shpërndaje

Artan Gjuzi, avokati i Arsen Stojkut, i cili bashkë me Mislim Ramën, akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Bilali në qytetin e Shkodrës, ka deklaruar këtë të hënë se klienti i tij vijon të mbahet në qeli pa prova dhe jashtë afateve të paraburgimit.

“Ka kaluar çdo afat, kemi kërkuar nga Gjykata e Shkodrës lirimin e menjëhershëm të Arsen Stojkut. Por, kërkesa jonë është rrëzuar pa motivacion për herë të dytë”, tha Gjuzi.

Më tej, Gjuzi tha se është kërkuar përjashtimi i trupit gjykues për shkak të shkeljeve, ndërkohë do e ankimojnë këtë çështje në Gjykatën e Apelit.

Atentati ndaj vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali është regjistruar në vitin 2019, teksa 2 viktimat ishin duke shkuar te motra e tyre, kur mbi ta u qëllua me breshëri.

Shpërndaje