
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Matilda Matija, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së vështirë ekonomike të pensionistëve në vend. Në një postim të fundit, ajo dënon qeverinë për neglizhencën dhe mungesën e përgjegjësisë ndaj atyre që kanë ndërtuar Shqipërinë, duke e quajtur të papranueshme që të moshuarit të jetojnë me vetëm 80 mijë lekë të vjetra në muaj, në një kohë kur çmimet rriten dita-ditës.
Postimi i kandidates Matija:
80 mijë lekë të vjetra në muaj për gjyshërit tanë. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë. Turp!
Ndërsa çmimet rriten çdo ditë, pensionet mbeten qesharake. Ata që kanë ndërtuar këtë vend, sot jetojnë me thërrime. Dhe ata që e sollën këtë realitet, nuk kanë as guximin ta pranojnë.
Mjaft më! Shqipëria ka nevojë për dinjitet, jo për heshtje e justifikime.