Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Mësohet se një automjet ka përplasur një biçikletë, e cila drejtohej nga 35-vjeçari Taulant Kullaj.
Si pasojë, ky i fundit ka marrë dëmtime në pjesën e legenit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.
Kullaj shprehet se një makinë ka dalë nga rruga dhe e ka përplasur, ku për pasojë ka përfunduar poshtë makinës.
“Unë isha duke shkuar për në shtëpi dhe makina më mori përpara. Më kanë nxjerrë nga poshtë makinës, disa persona që ishin në një lokal aty pranë. Nëse nuk do më nxirrnin do kisha vdekur. Unë u mundova t’i shmangem, por nuk munda”, tha ndër të tjera ai.