VIDEO/ Makina e blinduar, çmimi deri në 1milionë euro…

Shpërndaje

Kompania letoneze e tankeve ka prezantuar makinën e saj më të re të blinduar të quajtur Prombron SUV. E krijuar që t’iu mbijetojë sulmeve me armë të rënda dhe shpërthimeve edicioni i limituar Prombron nis nga 750 mijë euro, ndërkohë që nëse doni versionin e artë, çmimi mund të arrijë deri 1.05 milionë euro.

Ajo që është e çuditshme është se emri i plotë i makinës është “Dartz Motorz Prombron The Dictator”. Krijimi lidhet me filmin e famshëm satirik, ‘Diktatori’ të aktorit Sasha Baron. Dartz ndërtoi 3 makina posaçërisht për personazhin e Gjeneralit Aladeen, liderin e republikës së Wadiya.

Shpërndaje