VIDEO/ Lexohen emrat: 70% e delegatëve të Shkodrës kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Shpërndaje

Ka vijuar sot  prezantimi i emrave të delegatëve nga katër degë të tjerë të Partisë Demokratike, që mbështesin Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit dhe liderin e lëvizjes “Foltorja” për forcimin e partisë, Sali Berishën.

Janë degët e PD-së së Shkodrës, së Pukës, së Malësisë së Madhe dhe të Vaut të Dejës që kanë lexuar emrat e delegatëve të tyre një për një, përpara selisë së PD-së.

Përfaqësuesja e Shkodrës njoftoi se formularin e kanë firmosur 70% e delegatëve të Shkodrës për të thirrur Kuvendin më 11 Dhjetor dhe theksoi se dhënia e firmave vazhdon, pasi një pjesë tjetër delegatësh janë jashtë shtetit, rreth 10%. 

Shpërndaje