Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka firmosur memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, duke nisur një fazë të re dhe më të konsoliduar të bashkëpunimit dypalësh. Në fjalën e tij Spahia theksoi rolin që luajnë këto organizata në territorin e bashkisë Shkodër dhe u ndal tek rëndësia që ky memorandum ka, pasi përmes tij merr formë edhe plani strategjik afatgjatë.
Si një nga pikat e kërkuara prej vetë përfaqësuesve të shoqërisë civile, po shkon drejt finalizimit edhe plani social zonal.
Kjo frymë e re bashkëpunimi pritet të japë rezultate më të mira në terren dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile e quajnë një kapitull të ri këtë që nis nga sot.
Pjesë e takimit ishin edhe drejtuesit e drejtorive kryesore të bashkisë Shkodër, që do të jetë bashkëpunëtorët e organizatave të shoqërisë civile në zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.