VIDEO: Kënga “Lule Bore” vjen më bukur kësaj herë…

Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara japim edhe njëherë fuqishëm mesazhin #AskushTëMosMbetetPas në çdo fushë të jetës, që nga arsimi, deri te sportet dhe artet.

Në bashkëpunim me sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, të rinj nga disa kategori të aftësisë së kufizuar, artistë të talentuar, disa prej tyre diplomuar ose që studiojnë në Universitetin e Arteve, sjellin në një doku-klip dëshmitë e tyre për vështirësitë që ka jeta e një artisti me aftësi të kufizuara, si dhe shfaqin talentin e tyre me një interpretim fantastik.

Kjo video fantastike vjen në kontekstin e një programi të përbashkët të OKB-së që zbatohet nga UNDP dhe agjenci të tjera të OKB- së në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri

#AskushTëMosMbetetPas Skenë COD – Center For Openness And Dialogue

Shpërndaje