VIDEO/ Kandidatia e PS, Edona Bilali vizitë në shtëpinë e të moshuarve Shkodër…

Shpërndaje

“Megjithëse rinia është e ardhmja e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërise, nuk duhet të harrojmë moshën e tretë siç janë dhe banorët e shtëpisë e të moshuarve në Shkodër. Ato patën fatin të ishin të parët të moshuar që morën vaksinën kundër virusit pas një viti tepër të vështirë, dhe psikologjikisiht për ta për shkak të izolimit. Ato ja kanë dalë mbanë ta fitojnë betejën me virusin pa patur asnjë rast infektimi gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë shkova për t’ju uruar shëndet dhe për të bërë një dorë muhabet, pasi është e vetmja gjë që kanë nevojë pas një investimi thellësor në infrastrukturë. Me mirënjohje falenderova gjithë stafin të cilën kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme duke u izoluar bashkë me to dhe në vecanti, Fatjonin, drejtuesin e këtij institucioni, i cili u shërben këtyre të moshuarve si të ishin gjyshërit e tij”, shkruan Edona Bilali.

Shpërndaje