Dita e pashkeve ne nje familje te vjeter katolike te Shkodres eshte e shenuar me kalendar si nje nga ditet me te rendesishme te vitit. Ne mes te tavolines simboli i festes, vezet e kuqe.
Familja Shiroka kishte sot ne vizite te pazakonte te kandidatit per deputet Benet Beci, nje person qe e sheh Shkodren nepermjet nje syri futurist por gjithmone mbeshtetur ne vlera te nje identiteti qytetas, siç eshte edhe shtepia permbi 200 vjeçare e kesaj familjeje.
Ne bisede ne shtepine e Shirokajve, nuk ka se si te mos flitet per nje figure te ndritur te mjekesise shqiptare, themeluesin e kirurgjise, Dr. Frederik Shiroka. Duke diskutuar per historine e tij ne sherbim te komunitetit, familjaret kane folur edhe per nje peng qe ata kane per te perjetesuar kete figure te respektuar.
Pashket ne Shkoder perveçse nje feste fetare jane edhe deshmi harmonie ne nje qytet simbol i bashkejeteses. Me vizitat dhe drekat mes miqsh te te tre besimeve fetare, kjo tradite eshte trasheguar per shekuj me radhe dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite.