Studentja shqiptare, Silvana Doçi, e cila ndodhej në Wuhan, ka mbërritur në Turqi së bashku me 41 personat e tjerë.
Të gjithë pasagjerët që janë evakuuar nga Kina i janë nënshtruar një kontrolli. Ata do të qëndrojnë në dhoma të veçanta, të quajtura karantinë për 14 ditë rresht dhe do të kontrollohen çdo tre ditë.
Shtetasitqë u evakuuan nga Wuhan për shkak të shpërthimit të koronavirusit janë: 32 nga Tuqia, 6 nga Azerbajxhan, 3 gjeorgjianë, si dhe shqiptarja, Silvana Doçi.
Duke marrë shkas nga kushtet e vështira në të cilat gjendej studentja shqiptare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka qenë prej ditësh në kontakte me Tuqinë, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit për ata që që jetonin në Wuhan.