Në territorin e Bashkisë Shkodër, ndodhen 82 objekte shkollore në funksion të nxënësve nga të cilat 26 ndodhen në qytet dhe 56 shkolla në Njësitë Administrative.
Eshtë ndërhyrë në mirëmbajtjen të objekteve shkollore në të gjitha godinat, sipas problematikave që janë konstatuar. Konkretisht ne 27 shkolla nga te cilat 17 shkolla ne njesite Administrative dhe 10 shkolla ne qytet. Gjithashtu vijon puna dhe ne obkjekte te tjera deri ne perfundimin e zbatimit te kontrates se mirembajtjes.
Për krijimin e kushteve të sigurisë shëndetsorë të nxënësve, Bashkia Shkodër ka bërë shpërnndarjen e materialevete pastrimit dhe dezinfektantëve në të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër. Po kryhet dezinfektimi dhe deratifikimi i të gjitha shkollave.
Gjithashtu për garantimin e sigurisë ne shkolla, janë instaluar paisje të sistemit të sigurisë dhe me sinjale duke ofruar shërbimin e sigurisë në 60 shkolla të Bashkisë Shkodër (27 objekte shkollore ne qytet dhe 33 objekte shkollore Njësi Administrative).
Përmes përmirësimit të shërbimit të ngrohjes numri i shkollave që ngrohen me dru zjarri apo me sistem kaldaje është rritur nga vitit ne vit.
1. Konkretisht numri I shkollave qe ngrohen me dru zjarri është 5 shkolla në qytet, dhe 50 shkolla në NjA.
2. Numri i shkollave që ngrohen me kaldajë është 10 në qytetin dhe një në NJA
3. Numri i shkollave që ngrohen me gaz të lëngshëm është 16 shkolla, nga të cilat 11 shkolla në qytet dhe 5 shkolla në NJA.
Janë furnizuar me stufa për ngrohje me dru zjarri, duke bërë të mundur zevëndësimin e ngrohjes me gaz shkollat: “Ndre Mjeda”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Ndoc Mazi”
Përveç punimeve të listuara mësipër përmes subjekteve të kontraktuara, gjithashtu, ështe punuar në të gjitha shkollat edhe për ndërhyrjet bazike, punë që kryhet nga grupi i puntorëve të Bashkisë për sistemimin e ambienteve të brendshme (lyerje e ambienteve të brendshme, sistemim e i rrjetit elektrik dhe atij hidraulike) dhe të jashtme (pastrimi dhe heqja e barërave), si dhe riparimin e mobiljeve(karriga dhe banka)
Në vitin 2021 janë realizuar dhe janë në proces realizimi investimet dhe shërbimet si më poshtë:
Rikonstruksion i shkollës “Jordan Misja” faza e II
Rikonstruksion i pjesshëm shkolla “Azem Hajdari”
Vendosja e rrjetit të ngrohjes dhe instalimi kaldajës në shkollën “Ismail Qermali”
Vendosja e rrjetit të ngrohjes dhe instalimi kaldajës në shkollën “Martin Camaj”
Rikonstruksion i çatisë shkolla “Mes Myselim”, Njësia Administrative Postrribë
Rikonstruksion i çatisë shkolla “Mehmet Shpendi”, Njësia Administrative Shalë
Mirëmbajtje e aksesueshmerisë të ambienteve të brendshme dhe të jashtme shkolla “3 Dhjetori”
Mirëmbajtje e zakonshme e objekteve arsimore
Mirëmbajtje e fushave sportive dhe akseseushmërisë të objekteve shkollore (vendosoje rampa)
Bojatisje fasada të objekteve shkollore me 3000 meter katror