Një ngjare e rëndë ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme. Një person ka hyrë brenda ambienteve në xhaminë e “Dine Hoxha” në Tiranë dhe ka plagosur me thikë pesë persona, por sipas policisë të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Imami i xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja ka dënuar me forcë ngjarjen e rëndë, e cila shkaktoi frikë dhe ankth tek besimtarët.
“Sot pas dreke, nga ora 14:00, ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë “Dine Hoxha” ku një njeri i armatosur me thikë godet me thikë besimtarët brenda xhamisë, por nuk mjaftohet me goditjen e besimtareve brenda xhamisë, por godet edhe njerëzit që ishin në rrugë. Personi është arrestuar”, tha ai.