“Takim i ngrohtë, i sinqertë por edhe frymëzues me përfaqësues të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve. Idealet e lirisë mbeten të përjetshme, ndërsa saktifica deri në flijim meriton gjithnjë respekt të thellë.
Nga dita që kam hyrë në politikë, takimet me veteranët kanë qenë gjithnjë rastet ku më shumë jam gjetur në rolin e atij që dëgjoj sesa atij që flas. Edhe sot me ta mora energji pozitive, por edhe kritika të shëndosha për pikat e dobëta dhe gjërat që me të drejtë duhen përmirësuar nga ekipi kombëtar i Partisë Socialiste pas fitores së mandatit të tretë qeverisës.
Më shumë vëmendje për moshën e tretë, që mos të ndeshen me përjashtimin social, braktisjen dhe varfërinë.
Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim, por edhe më shumë duhet bërë veçanërisht për shërbimin komunitar në partneritet edhe me privatin, që nevojat e kësaj kategorie të mos amplifikohen vetëm në shërbimin publik shëndetësor dhe social”.