Ne nje deklarate per mediat nga Turqia shtetasi Ibrahim Lici hedh poshte lajmin se ai eshte arrestuar ditet e fundit. Lici deklaron se nuk eshte arrestuar dhe se jeton i lire. Lici ka hedhur poshte edhe dyshimet e ngritura ndaj tij per vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojne sipas tij se ka qene ne Tirane ne momentin e vrasjes. Ja deklarata e plote e Licit nga Turqia:
Ibrahim Lici: Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi. Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese. Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojne qarte jeten e lire qe bej ne shtetin turk.