Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika është shprehur se bojkoti i stërvitjes nga ana e lojtarëve do të vazhdojë, deri sa të zgjidhet gjithçka, në lidhje me pagat e pa dhëna, qiratë dhe ushqimin.
“Ekipi nuk ka marrë rrogën që nga muaji janar. U bë një kohë që ata nuk interesohen për ne. Ushqimi i lojtarëve ka javë që është prerë. Qeratë nuk janë paguar dhe lojtarët nuk kanë drita as në shtëpi. Pse futboll është ky?!
Paga e Federatës nuk ishte as për të shtyrë një javë. Propozimi jonë është të paguhemi deri në maj dhe për muajt e ardhshëm të biem dakord për një pagë shumë minimale dhe ta vendosin ata. Pagesat për futbollistët jabanxhi dhe ushqimi të paguhen.
Bojkoti ka qenë i pranuar nga të gjithë lojtarët. Do e vazhdojmë këtë bojkot deri sa të rregullohet gjithçka në të kundërt nuk vazhdojmë. Qiraja ushqimit të jabanxhinjve do paguhet me çdo kusht, se nuk është zgjidhje kjo. Këta na thonë se është faji i këshillit bashkiak dhe në nuk e dimë si qëndron gjithçka. Ne e vazhdojmë bojkotin deri sa të zgjidhet gjithçka. Ne po kërkojmë dikë që të flasim dhe ta zgjidhim këtë, të krijohet një takim dhe të gjejmë zgjidhje. Me Kryebashkiaken nuk kemi komunikuar as të tjerët e ekipit.
Kjo mund të jetë një luftë politike por ne nuk na intereson aspak, ne përfaqësojmë Vllazninë. Ne duam të marrim pagat, të paguhen qiratë për jabanxhinjtë dhe ushqimi.”, u shpreh Gilman Lika./SportngaBajraktari/