Nikoll Shullani, kryetar i Shoqatës “Misionarët e Paqes dhe Pajtimit” ka hedhur poshtë lajmet e shpërndara se ai është shoqëruar nga policia për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çeshtjen “Jan Prenga” në SPAK. Shullani e ka konsideruar genjshter dhe aspak të vertetë lajmin e përhapur, teksa para gazetarëve ka dhënë shpjegime lidhur me procedurën. Ai ka thënë se ka shkuar vetë për të dëshmuar, pasi është koordinuar edhe me oficerin e policisë gjyqësore.
Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Shullani ka folur edhe për ngjarjen e rëndë, duke e konsideruar situatën mjaft të acaruar. Ditën e sotme, mediat, duke iu referuar burimeve të Prokurorisë dhe Policisë, thanë se misionari i njohur u shoqërua nga policia për të dëshmuar, gjë që Shullani e përgenjeshtroi vetë para mediave.