VIDEO/ Gara për Shkodrën, Benet Beci: Gjithë qyteti është si i vjetëruar, i pamirëmbajtur…

Shpërndaje

“Do punojmë për të rritur investimet dhe mirëqënien në Shkodër”.

Ky është zotimi i kandidatit të PS-së për kryebashkiak, Benet Beci, i cili shpalosi në Rtv Ora programin dhe vizionin për qytetin.

Shpopullimi është shqetësimi kryesor. Problemi i parë është ekonomia, kemi një ekonomi të dobët. Duhen investime të menjëhershme për të zhvilluar qytetin për ta kthyer në një qendër ekonomike në radhë të parë dhe rajonale në radhë të dytë dhe turistike në radhë të tretë.

Janë të mundshme me shumë pak përpjekje. Gjithë qyteti është si i vjetëruar, i pamirëmbajtur. Kjo ka krijuar një frymë depresive që ka nevojë të ndryshojë dhe ka nevojë të investohet për të kthyer frymën ekonomike që njerëzit të rrinë dhe rinia të mos lëvizë.

Është sfida nga më kryesoret për mua për një 4 vjeçar. Kjo do shumë punë, shumë përkushtim, shumë përgjegjësi për qytetin dhe  pak politikë. Është e vetmja mënyrë që qyteti të jetë i hapur me të gjithë ata që ofrojnë mundësi bashkëpunimi.Shkodra është nga qytetet në fund të radhës së zhvillimit dhe duhet të jetë i pari si portë hyrëse e Shqipërisë në Europë”.

Prekja e realitetit nga afër përgjatë fushatës ka bërë që të identifikojë dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët.

“Qyteti i biçikletave nuk ka korsi për biçikletat dhe nëse ka janë të zëna me makina. Problemet e njerëzve këtu janë të çuditshme. Në një fasoneri që shkojnë 100 gra me biçikleta në punë nuk kanë ku futen. Përveç qenve që janë në rrugë që nuk të lënë as me ec këtu është një absurd shpesh herë që nuk të shkon në mend se mund të jetë në Shkodër.

Nuk është vetëm Shkodra e mundshme për biçikletat por ne kemi filluar procedurat për bërjen e urës së Bunës në Pulaj që ka dhe dy korsi biçikletash. Nga Ulqini duke kaluar nga ura e Bunës kalohet në Velipojë, por edhe anës së Bunës për në Shkodër do të kemi një projekt të rrugëve të biçikletave që lidh Ulqinin, Velipojën dhe Shkodër që është një sipërfaqe turistike.Padiskutim që kjo është e domosdoshme dhe brenda Shkodrës”.

Në 33 vite, kryeqendra e veriut u la pa një autostradë lidhëse me Tiranën.

“Është një investim i munguar dhe i vonuar. Autostrada lidhëse nga Tirana në Shkodër është një investim i vonuar. Ëhstë projekti dhe po vazhdohet, segmenti Thumanë-Kashar apo Muriqan-Balldre.Për mua është e vonuar dhe një nga shqetësimet kryesore të gjithë komunitetit në Shkodër, një vonesë në zhvillimin e Shkodrës”.

Pjesë e projekteve të tij për infrastrukturën duket se është edhe rruga e Dukagjinit, për të cilën janë zhvilluar dy protesta nga banorët.

“Nuk është hequr fondi për rrugën. Është bërë nga Ura e Mesit deri në Prekal.Për pjesën tjetër nuk është hequr fondi. Në atë kohë është bërë segmenti i dytë i Tamarë-Vermosh.Është bërë rruga për të shkuar nga Qafë-Thorja. Ka dy drejtime që shkohet në zonë. Ka ardhur radha që duhet të bëhet dhe segmenti i Dukagjinit”.

Mungesën e investimeve në Shkodër ai e sheh të lidhur me mungesën e bashkëpunimit.

“Si pushtet vendor ka shumë vend për të pasur një bashkëpunim më të mirë edhe për zgjidhjen e problemeve të tjera që janë jashtë bashkisë”.

Kjo vlen sipas tij edhe te çështja e përmbytjeve me të cilën përballet vit pas vitit zona e Nënshkodrës.

“Problemi është bashkëpunimi. Nuk e kuptoj dot pse mos të ketë bashkëpunim me qeverinë qëndrore për zgjidhjen e të gjitha problemeve.Ka munguar bashkëpunimi dhe për zgjidhjen e kësaj. Të gjithë aktorët duhet të punojnë për Shkodrën”.

Kundërshtari i tij politik në këtë garë Bardh Spahia në një intervistë deklaroi se 42 projekte të paraqitura nga bashkia Shkodër vetëm katër kanë marrë interesin e qeverisë.

“Shpresoj shumë që të jetë e vërtetë, të ketë përgatitur aq shumë projekte se do të ishte mirë ti kemi gati për më vonë”.

Shpërndaje