VIDEO/ Flet bashkëshortja e 32 vjeçarit Endri Mustafa i cili u gjet i vrarë një ditë më parë në livade…

Shpërndaje

Bashkëshortja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, që u gjet dje i vrarë me armë zjarri në zonën e Livades, ka folur për media lidhur me ngjarjen kriminale.

Ingrid Mustafa është shprehur se familja e saj nuk ka pasur kurrë probleme me familjen Lici, duke hedhur poshtë dyshimet se autori kryesor i vrasjes është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Më tej, bashkëshortja tregon edhe bisedën e fundit me burrin e saj, para se të largohej nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë.

Shpërndaje