VIDEO/ Flet babai i 19-vjeçarit që kreu atentatin në Shkodër…

Shpërndaje

I tronditur, Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit Ilirjan Hasanaj, që i bëri atentat shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, i kërkon të birit të dorëzohet.

Sipas të atit, ai nuk kishte asnjë konflikt me familjen Hasnaj dhe kjo është gjëja e fundit që ai mund të kishte përfytyruar të ndodhte. Ish-oficeri i policisë Arben Hasanaj, thotë se ai do i rikthehet punës hetimore si polic i pavarur për të gjetur djalin e tij dhe për ta dorëzuar tek uniformat blu.

Ai ka bërë një thirrje publike për të birin që të dorëzohet teksa ai si prind thotë se mban përgjegjësi për djalin e tij për ta mbështetur edhe në këto ditë të vështira.

Mesditën e 11 Tetorit, Ilirjan Hasanaj qëlloi me breshëri ndaj Mentor Hasanaj, duke e plagosur rëndë, por plumbat kapën edhe babain e tij Xhelal Hasanaj. Babë e bir i shpëtuan atentatit, ndërkohë që 19-vjeçari dyshohet se është paguar nga persona të tjerë për të kryer vrasjen.

Shpërndaje