VIDEO/ “Fëmija është jeta, ku shkohet pa fëmijët?”, qytetarët shkodranë për vrasjen e Mateos: Krimineli duhet pushkatuar!

Shpërndaje

Pas vrasjes ne menyre makaber te 8-vjeçarit ne Fier, qytetarët në Shkodër janë të mendimit se autori duhet vrarë dhe të rikthehet dënimi me vdekje qe të kuptojne dhe ta shohin të tjerët.

Keshtu shprehen prindër dhe të moshuar që kanë femijët dhe nipat apo mbesat e tyre në shkollë. “Duhet vrare ose pushkatuar ai person” – thekson nje qytetar, i cili ka qenë dëshmitar i dy varjeve në Shkodër gjatë periudhës se regjimit komunist.

“Femija eshte jeta, ku shkohet pa femijet?” – thotë një tjeter qytetar.

Qytetarët në intervistë:

-“Duhet ta vrasësh! Jam pro mendimit për ta varur, që ta kuptojnë dhe të tjerët, shteti është por as shteti nuk të rri dot te dera. Ai njeri e meriton.

-“Rasti shumë i rëndë, duhet pushkatuar.

-Është gjynah të jetojë ai. Për tipat si ai dënimi duhet sa më i rëndë, është fatkeqësi e madhe. Na është dhimbs ai djalë si ta kishim tonin.

Shpërndaje