Shkodër/ Dëmtoi me mjet prerës (thikë), shtetasin Ademir Fresku, reagimi në kohë i Policisë çon në pranga pas minutash, autorin e dyshuar.
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër, të shtetasit Gjergj Dardha, 50 vjeç.
I dëmtuari, shtetasi Ademir Fresku po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.