VIDEO/ Dy këpucarët e vetëm të Shkodrës që ruajnë traditën…

Shpërndaje

Nga Simon Shkreli

Shaban Piranaj dhe Shyqyri Garuci janë këpucarët më të vjetër në qytetin e Shkodrës. Hapin dyqani që në orët e para të mëngjesit deri sa bie mbrëmja.

Shabani e ka nisur këtë punë që në vitin 1968 dhe në 1978 ju bashkua dhe Shyqyriu. Pjesën më të madhe të riparimeve e bëjnë në mënyrë artizanale.

“Kam nisur që në 1963 punë. Çdo ditë e hapim dyqanin 8:00 me 19.30. Kur dikush kërkon këpucar ne të gjithë Shkodrën se do luanit kalceto. I tha dikush shko në Parucë se kërko Shabanin” është shprehur ai.

Që në 1978 punojnë ķëtu Shabani më ka marrë kur isha më pantallona të shkurta. Kam që 14 vjeç e gjysmë kur kam hy në këtë zanat. Që nga ajo kohë kam ec në frymën e tyre”, thotë Shyqyri Garuci.

Nuk e kanë profesion të trashëguar po ju ka hyrë në gjak pasi kanë rreth 5 dekada që merren vetëm me këtë punë.

Babain e kam pas peshkatar”.

Janë shumë zëmergjerë për sa kohë ju shërbejnë falas shtresave në nevojë.

“Rinia dhe pleqëria na do qamet. Jau marrim ja u riparojmë po paret nuk ja u marrim. Ky punon shkëlqyeshëm është më i mirë në Shkodër ka një makinë speciale. Këtë punë e bën me qejf dhe gjej rastin të them se kur sheh ndonjë në një hall të madh lë punën në shi dhe dëborë dhe ju shkon në shtëpi ja qep në shtëpi në ngrohtë dhe ja çon prapë. Ka një zemër ari është punëtor i shkëlqyer”, tregon  Shaban Piranaj.

Prej vitesh Shabani ka qepur dhe këpucët e sportistëve të qytetit. E muret e dyqani i kanë mbushur të gjitha me postera të futbollistëve të disa dekadave.

Kam qenë këpucari i futbollistëve. Kam shkuar më ta kudo madje kam paguar dhe hotelet vetë. Jam krenar kur vijnë sportistat me rregullo këpucët ju rri gati madje pa pare ja u rregulloj si unë si ky. I duam fort. Pardje më erdhi Hoxha me një tjetër. I dhashë karamele dhe i thashë luftoni për Shkodër locen, rrëfen”, ka thënë ai.

I duan të gjitha sportet por futbollin më shumë. Kanë dhe të preferuarit e tyre.

“Tani duam më shumë Hoxhën dhe Bizin, Ujkun ( Vioresin Sinani) Hys Zmianin”, ka thënë Shaban Piranaj.

Përgjithësi jam pëlqej të gjitha sportet. Pëlqej dhe garat me makina”, shprehet Shyqyri Garuci.

Shabani dhe Shyqi duaratët që nuk ju është shterur pasioni për të qepur apo riparuar me finesë këpucë e banorëve të Shkodrës kanë një dyqan të vogël në lagjen Parucë. /abcnews.al

Shpërndaje