VIDEO/ Drejt mbylljes degët natyrore në Shkodër, universiteti ofron bursë…

Shpërndaje

Për shkak të numrit të vogël të regjistrimeve, disa degë në fakultetin e shkencave të natyrës në Shkodrës rrezikojnë mbylljen.

Shefja e departamentit të biologji-kimi, por dhe ajo e matematike-informatikë, u bëjnë apel të rinjve të zgjedhin këto lëndë, madje u ofrohet edhe një bursë studimi.

Aktualisht në degën biologji-kimi dhe matematikë në Shkodër janë nga 5 studentë të regjistruar në shtatë fazat e para që kanë përfunduar.

Një tjetër raund do të ketë nga data 22 deri më 24 shtator dhe më pas regjistrimet me ato që quhen shtesat pritet që të vijojnë deri në tetor duke i dhënë mundësi çdo të riu që të studiojë.

Shpërndaje