VIDEO- Dëmtimet tek Vllaznia/ Mlloja: Një nga problemet kryesore është mungesa e një përgatitësi atletik të mirëfilltë

Shpërndaje

Në periudhen e fundit tek Vllaznisa është krijuar një situatë e vështirë për shkak të dëmtimeve të shumta.

Aktualisht, janë më shumë se 10 lojtarë që po vuajnë nga probleme fizike, çka ka ngritur pikpyetje në opinionin sportiv lidhur me shkaqet e këtyre dëmtimeve.

 Fizioterapisti i njohur, Arben Mlloja, ndan disa nga arsyet e mundshme.

Mlloja thekson se një nga problemet është mungesa e një përgatitësi atletik të mirëfilltë tek Vllaznia.

Sipas fizioterapistit Mlloja, nevojitet një angazhim më i madh nga stafi mjekësor për të parandaluar dëmtimet tek lojtarët.

Ditët e pushimit dhe minifaza përgatitore pritet të kenë ndikim pozitiv tek kuqeblutë, sa i takon rikuperimit të lojtarëve që i mungojnë Vllaznisë prej disa kohësh.

Shpërndaje